Dhërmiu është fshati i dytë i krahinës së Himarës. I vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve Vetëtimë Pritëse, Akrokerauneve, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta, fshati ka një bukuri madhështorë, dhe sipas udhëtarit anglez Lir është më i madhërishëm në vendosjën e tij së çdo vend tjetër që kam parë në Akrokeraunet dhe që i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit.