Berati (quajtur ndryshe dhe si qyteti i një mbi një dritareve) është qyteti i nëntë për nga popullsia në Republikën e Shqipërisë me një popullsi prej, 69,000 banorë. Qyteti është qendra e Qarkut të Beratit. Gjendet në jugun e vendit, 70 km në vijë ajrore në jug të Tiranës, përshkohet nga lumi Osum dhe rrethohet nga kodra dhe male, ku spikat Tomorri, i njohur si park kombëtar.