sq +355 69 99 26 661 / +355 4 227 3 087 [email protected]

Kushtet e Privatësisë

POLITIKAT E PRIVATËSISË

“Happy Tours – Albanian Tour Operator ” disponon faqen zyrtare të internetit www.happytours.al ku nëpërmjet kësaj faqeje, kompania u vjen në ndihmë klientëve të interesuar për paketa turistike apo cdo lloj shërbimi udhëtimi.
Të dhënat tuaja grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Happy Tours në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, “Happy Tours ” deklaron si me poshtë:

1. Përkufizimi i termave

Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm do të kenë këtë kuptim:
1.1. Agjenci: Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti në këmbim të pagesës.
1.2. Cookie: Një pjesë informacioni e dërguar nga një faqe interneti dhe që ruhet në browserin e përdoruesit ndërkohë që përdoruesi sheh faqen e internetit. Çdo herë që një përdorues hap një faqe interneti, browseri dërgon një cookie në serverin e përdoruesit për ta lajmëruar atë për aktivitetin e tij të mëparshëm.

2. Përdorimi i cookie

2.1. Faqet e internetit që i përkasin agjencisë, i përdorin cookie për të dalluar vizitorët e faqes njëri nga tjetri. Disa cookie janë të domosdoshëm për mirëfunksionimin e faqeve të internetit të agjencisë, për të lejuar përdoruesit e faqes të bëjnë rezervime online dhe për të mundësuar stafin e agjencisë të marrë e të përpunojë kërkesat e klientëve. Për vizitorët e faqeve tona sistemi mbledh informacione standarde, për qëllime statistikore, (Psh: Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
2.2. Disa lloje të tjera cookie e ndihmojnë stafin e agjencisë të mundësojë një përvojë të mirë për klientët kur këta vizitojnë faqen e internetit. Cookie japin edhe informacion mbi ofertat e agjencisë.
2.3. Cookie përdoren gjithashtu, për të reklamuar në faqen e internetit të agjencisë.

3. Deklaratë mbi privatësinë

3.1. “Happy tours – Albanian Tour Oeprator” respekton rëndësinë e privatësisë së klientëve të saj. Kjo deklaratë përcakton bazën mbi të cilën mblidhen dhe përpunohen të dhënat e çdo klienti. Cdo agjent shitje i kompanisë i cili mbledh të dhëna për klientët, ka një detyrim kontraktual me kompaninë për respektimin e të dhënave personale që grumbullon gjatë punës së tij si dhe respekton disa rregulla të mirëpërcaktuara për kujdesin në mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Ruajtja dhe transferimi i të dhënave

4.1. Të dhënat e mbledhura nga agjencia vetëm për qëllime rezervimi dhe të lëna me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënave mund të transferohen ose të ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane.

4.2. “Happy Tours – Albanian Tour Operator ” në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve që ka me furnitorë globalë, do të transferojë në database të tyre të dhënat e klientëve, të cilët rezervojnë nëpërmjet faqeve online të kompanisë.

4.3. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në serverat e sigurtë të “Happy Tours – Albanian Tour Operator “
4.4. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuar klientët mbi ofertat e ndryshme të agjencisë.

5. Anullimi i përpunimit të të dhënave

Klienti ka të drejtë të kërkojë nga agjencia të njihet me informacionin që mund të jëtë mbledhur për të dhe më pas të mos përpunojë të dhënat personale për qëllime marketingu apo arsye të ndryshme me anë të e-mail ose një kërkese drejtuar kompanisë në adresën e kontaktit.

6. Pëlqimi mbi mbrojtjen e të dhënave personale

Duke vazhduar përdorimin e faqes se internetit të “Happy Tours”, klienti jep pëlqimin e tij mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga ana e agjencisë. Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa ç’është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi. Të dhënat e klienteve ruhen për aq sa është e nevojshme për të garantuar ofrimin e shërbimit.