Duke qenë i pozicionuar përballë detit, Hotel Butrinti & SPA është një strukturë luksoze me 5 yje e cila ofron shërbimin free të internetit në te gjithë ambjentet, ka në vetvete një pishinë të hapur për të rritur dhe për fëmijë, parking të sigurt dhe një qendër të mrekullueshme SPA.
Hoteli ka ne vetvete 87 dhoma luksoze, duke perfshire 54 Dhoma Deluxe standarte, 9 Suita Superiore, 6 Suita Deluxe dhe 18 Suita Junior
Kushdo mund të mbërrijë në Hotel shumë lehtë duke fluturuar për në Aeroportin Ndërkombetar të Tiranës ose duke udhëtuar me traget nga Ishulli i Korfuzit për Sarandë.
Të gjitha dhomat dhe suitat në Hotel Butrinti janë të dekoruara në stilin modern me një elegancë te vecantë.